KOLONJE- Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ishte në Kolonjë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë” ku u ka bërë thirrje banorëve të dorëzojnë armët pa leje brenda afateve të përcaktuara.

Duke iu referuar dhunës dhe ofendimeve të djeshme në seancën e Kuvendit mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe atij socialist Erjon Brace, Tahiri tha se kur sheh pamje të tilla në Kuvend i vjen turp që është deputet dhe ministër.

“Kur hapni televizorin prapë dhunë ju del nga parlamenti. Jua them shumë sinqerisht dhe mua më vjen turp që jam deputet, jam ministër dhe shoh në parlament lloj-lloj dhune, shfaqje të padenja për çdo familje shqiptare. Shfaqje të turpshme për Shqipërinë që duam. Por sot qytetarët kanë një mundësi t’i tregojnë një model shumë më të mirë politikës dhe të gjithë atyre që në politikë duan të çajnë përpara duke përdorur dhunën. Sot ne mund t’u tregojmë të gjithë atyre se Shqipëria bëhet më mirë me ne. Shqipëria bëhet më e mirë pa dhunë. Shqipëria bëhet më e mirë me të gjithë ata që gjejnë te njëri-tjetri forcën për t’u bërë bashkë dhe forcën për të kaluar çdo vështirësi.”- tha Tahiri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: