Shteti i Serbisë e ka kusht nga Bashkimi Evropian, njohjen e shtetit të Kosovës. E kjo gjë pritet të ndodhë maksimumi deri në vitin 2019.

Kështu pohon ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, edhe pse nuk flet për data të sakta. Ajo shton se faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me pjesëmarrjen e një grupi të unitetit.

Tahiri ka thënë në Tribuna Channel se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jenë pjesë e dialogut në tavolinë të bisedimeve. Sipas Tahirit, Serbia po provokon luftë të re në Ballkan me idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ish-ministrja për Dialog, kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për Demarkacionin e Asociacionin. Sipas Tahirit, që të dyja janë kauza të ngritura nga partitë politike.
Sipas saj, Asociacioni nuk e shkel Kushtetutën dhe Demarkacioni është në rregull.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb