TIRANE- Kryetari i socialistëve të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kandidatët për deputetë Ulsi Manja dhe Granit Kërxhalliu bashkëbiseduan me banorët e Paskuqanit, duke theksuar nevojën e një fitoreje si forcë e vetme e PS-së, në funksion të ndërtimit të Shqipërisë që duan qytetarët.

Tahiri ftoi çdo qytetar të shfrytëzojë gjithçka është bërë nën qeverisjen 45 mujore, për të bindur këdo se kjo është vetëm mundësia më e mirë për fuqinë që kanë socialistët për të bërë shumë gjëra të tjera që s’janë bërë ende.
thumbnail_img-10
Ai tha se ka vetëm një alternativë në 25 Qershor, vota për Partinë Socialiste. “Ka plot parti që sot dalin dhe u kërkojnë votën njerëzve, duke u premtuar lloj-lloj gjërash. Mos u gënjeni nga askush, sepse duan vetëm një dorë te tepsia e pushtetit, që të rrjepin pushtetin e të pasurohen në kurriz të njerëzve”, -nënvizoi Tahiri. Ish-ministri deklaroi se siç u bë reforma në drejtësi dhe Vetting-u, tashmë do të bëhet ekonomia dhe rritet mirëqenia e shqiptarëve. Sipas tij shumë është bërë, por ende më shumë duhet të bëhet.

“Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime. Ndaj miqtë e mi, në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha. Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi”, shtoi ndër të tjera kreu i PS-së të Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: