TIRANE-Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dhënë live një mesazh ish kryeministrit Sali Berisha një ditë pasi ky i fundit e filmonte me celular në Kuvend, aty ku Tahiri mori pjesë pas 6 muajsh mungesë.

Tahiri ka publikuar një video live me Arian Çanin pak minuta para nisjes së emisionit ‘Zone e lirë’, ndërsa i ka kërkuar Berishës të hapë një studio dhe të punojë si kameraman.

“Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të shkosh si kameraman nëpër dasma, ditëlindje e syntelliqe. Jam i bindur se të shkon shumë si punë. Hajde me suksese doktor”- ka thënë Tahiri në videon live.

Cani: Unë vura re se sikur të pëlqeu filmimi që të bëri Berisha në Kuvend?

Tahiri: Nuk e prisja qe një ish-kryeminator të bënte atë veprim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: