JAPONI– Një tajfun i fuqishëm goditi sot pjesën jugore të Japonisë, shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme duke detyruar autoritetet të anulojnë disa fluturime dhe të pezullojnë trafikun hekurudhor.

Tajfuni Talim ka ardhur nga Kyushu, që shtrihet më në pjesën jugore nga të katër ishujt më të mëdhenj të Japonisë, me erëra të forta që arrinin deri në 162 kilometra në orë dhe kërcënimeve për dallgë me lartësi shumë të madhe, përmbytje dhe rrëshqitje të mundshme toke, sipas Agjencisë meteorologjike japoneze.

Të paktën 644 fluturime u anuluan, sipas televizionit publik NHK, dhe kompanisë lokale të hekurudhave, JR Kyushu Railway, njoftoi se trafiku ishte pezulluar në linjat kryesore të rajonit.

Tajfuni pritet më pas të orientohet drejt veriut, shoqëruar me shira të dendur në një pjesë të madhe të vendit, përfshirë Tokion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb