Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Takaj nuk kursehet, 100 mijë euro premio për të mposhtur ukrainasit në sytë e Shevçenkos

takaj

Skënderbeu do të ketë 100 mijë euro shpërblim në rast fitoreje në ndeshjen e sotme në Ukrainë kundër Dinamos së Kievit. Presidenti Ardjan Takaj konfirmoi dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” vendimin që ka marrë sa i përket premios që do t’u komunikojë futbollistëve pak orë para takimit. “Po, e kam vendosur se cili do të jetë shpërblimi. Në rast se bëjmë mrekullinë në Kiev, atëherë ekipi do të ketë 100 mijë euro premio. Gjithashtu, nëse sot arrijmë të marrim qoftë edhe një pikë, skuadra do të shpërblehet me 50 mijë euro”, konfirmoi Takaj gjatë një bisede telefonike për gazetën.

Ndërkohë, në rast rezultati pozitiv, një premio të majme nuk marrin vetëm lojtarët e Skënderbeut, por më së shumti klubi në tërësi. UEFA u jep klubeve 360 mijë euro premio për çdo fitore në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Edhe në rast se Skënderbeu merr ndonjë barazim, atëherë, sërish për këtë rezultat jepet një premio 120 mijë euro.

Kujtojmë që, deri më tani, klubi korçar ka arkëtuar 3 milionë e 275 mijë euro pas suksesit në Ligën e Europës, duke kaluar katër ture radhazi. Korçarët eliminuan fillimisht klubin nga Andorra, San Hulia, e më pas kazakët e Kairat Almatit, çekët e Mlada Boleslav, si dhe në fazën “play-off”, klubin gjigant të Kroacisë, Dinamo Zagreb, pas barazimeve 1-1 dhe 0-0. Andrij Shevçenko, trajneri aktual i Kombëtares së Ukrainës dhe një nga legjendat e Dinamos së Kievit, do të jetë sot në stadium për të parë nga afër ndeshjen mes Dinamo Kievit dhe Skënderbeut. Ish-sulmuesi i Milanit do të vëzhgojë disa lojtarë të vendësve që i interesojnë për Kombëtaren./p.sport


Komente ( 1 )

  • Ca do me thane premio more gazetar lesh.e ja thyet keben gjuhes shqipes ju more sdi ca ju kofte.kam 20 vjet ne gyrbet I flas 3 gjuh te huja.dhe shqipen nuke ja thej kembet si ju.more ndyrsina

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.