Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka folur për mikrofonat e SuperSport pas përfundimit të ndeshjes duke u shprehur i lumtur për kualifikim. Madje ai ka folur edhe shortin e nesërm, ai tha se do të preferonte ose një ekip të madh, ose një ekip të kalueshëm.
“E pashë kundërshtarin që ishte i lodhur dhe i kërkova skuadrës që të shkonte pa penalltitë. Dikur jemi dënuar nga penalltitë dhe nuk i doja, por për fat këtë herë ia dolëm. Mendoj se e merituam. Shehi a do të largohet? E kam lënë gjithçka në dorën e Shehit nëse do vazhdojë ose jo. Nëse ekipi do të ketë nevojë për të, ai nuk do ta lërë ekipin në baltë. Por edhe nëse largohet si lojtar, ai do të mbetet në klub. Milani në short? Nuk e di, do të doja që të kishim një ekip të madh, ose një që të kishim mundësi ta kalonim”, u shpreh Takaj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: