Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Takim çdo ditë me të bijën/ Nusja që helmoi vjehrrën me leje të posaçme për të ushqyer foshnjën me gji

marjana-cmeta

TIRANË- Ka kaluar më shumë se një muaj që kur 21-vjeçarja Marjana Cmeta u fut pas hekurave për vrasjen e vjehrrës së saj. E reja, nënë e një foshnje akuzohet për helmimin e vjehrrës, ndërsa detajet e krimit kanë zbuluar makabritetin e kësaj ngjarjeje të ndodhur një vit më parë por të zbuluar në pranverën e këtij viti.

Provat ishin gozhduese, një filmim i 21-vjeçares nga hoxha, ku ishte rrëfyer se e kishte helmuar vjehrrën Lirije Lami, 48 vjeçe.

Por si shkoi fati i foshnjës së saj 7 muajshe, që tashmë nuk ka as praninë e babait, i cili vuan akoma këtë vrasje dhe as praninë e nënës që ndodhet pas hekurave?

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se pasi Marjana Cmeta nuk pranoi ta mbante foshnjën në burg, një mundësi e lejuar nga ligji, ka marrë leje një leje të posaçme nga autoritetet e institucionit për të takuar çdo ditë të bijën dhe për ta ushqyer me gji. Ndërmjet orës 8:00 deri në 15:00, prindërit i sjellin për takim dhe për ta ushqyer me gji foshnjën në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës. E reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën me fostoksinë. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

(m.k/BalkanWeb)