BRUKSEL- Krerët e Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian do të takohen më 24 qershor në Bruksel, një ditë pas referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në BE, njoftoi sot ekzekutivi evropian.

“Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit do të presë homologët e Parlamentit dhe të Këshillit Evropian, Martin Schulz dhe Donald Tusk në selinë e ekzekutivit evropian”, bëri të ditur një zëdhënës, duke konfirmuar këtë informacion deri më tani jozyrtar.

Kryeministri holandez, Mark Rutte vendi i së cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së (takim i shteteve anëtare) është gjithashtu i ftuar në këtë takim. Zëdhënësi nuk saktësoi nëse ky takim do të zhvillohej në mëngjes apo gjatë pasdites
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: