BEOGRAD- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se “çdo dialog është i shkëlqyeshëm” dhe se Serbia, në takim me Kosovën në Bruksel, ka hyrë me vizione dhe siguri të reja.

Në këtë kontekst, ajo tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm.

“Mendoj se kjo nismë është përshëndetur në Bruksel”, tha Brnabiç për Radio-Televizionin e Serbisë.
Brnabiq përsëriti se qëndrueshmëria rajonale është një nga prioritetet e Qeverisë së Serbisë, sepse pa të “nuk ka prosperitet afatgjatë”.

Pas takimit të enjten në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se janë hapur bisedimet për marrëdhëniet afatgjata të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: