Një nga anëtarët më të vjetër të PS në Sarandë ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kësaj force në jug të vendit dhe takimeve që ka nisur ish-deputeti Koço Kokëdhima për reformimin e PS.

Kokëdhima pati dje një takim me 400 anëtarë në Sarandë dhe sqaroi se kjo lëvizje nuk ka si synim përçarjen e partisë por bashkimin e gjithë të majtës dhe se duhet të niste nga poshtë, pra nga baza.

Alban Alikaj, pjesë e PS-së që në moshën 11-vjeçare thotë se ata që morën pjesë dje në takimin e Kokëdhimës në Sarandë patën presione “nga servilët e pushtetit dhe ata që nuk e duan partinë, por duan të mbushin vetëm xhepat”.

Në një status në “Facebook”, i riu shkruan se Partia Socialiste nuk ka qenë ndonjëherë e përçarë si kohët e fundit duke i dalë në krah ish-deputetit Kokëdhima se ai do të sjell një platformë të re dhe do t’i bëjë gjërat mirë për një të ardhme të vlefshme për të gjithë.

STATUSI I ALIKAJT
Nuk mund të rri pa i thënë dy fjalë nga ajo çka u pa dhe u fol sot në takimin që Koço Kokëdhima zhvilloi me anëtarët e partisë socialiste bashkia Sarandë. Unë kam që në moshën 11-vjeçare që marr pjesë në parti dhe i kam të faktuara me fotografi që kam 17 vjet anëtar partie jam futur në PS nga Arjan Hasipi më ka marrë dorë për dore dhe më ka mësuar se çfarë është partia. Partia Socialiste është një familje e madhe që nuk ka patur ndonjëherë përçarje si këto të kohëve të fundit ku njerëzit po ndahen si të Koços dhe te Edit e them me bindje këtë dhe ky është turp. Të shkosh në takim me një nga figurat më të shquara të partisë socialiste si Koço Kokëdhima dhe të të bëjnë presion disa njerëz servilë njerëz që i servilosen karrigeve te pushtetarëve kjo është e pafalshme ose e patolerueshme.

S’kemi patur kurrë të tilla. Kur ishim në fushatë me thoni ju sa socialistë shkonin në tubime të LSI dhe anasjelltas… po sigurisht që se keni një përgjigje se i lëpiheshit Ilirit për të fituar pushtetin dhe s’u bënit njerëzve presion se fundja ato ishin dhe votat tona. Ndërsa sot po terrorizoni anëtarët e partisë për të mos e ndjekur Koçon në takimet qe ai bën për të shpalosur platformën e tij. Por sigurisht që ju do të mundoheni ta ndaloni me çdo kusht duke përdorur çdo mjet të mundshëm qoftë dhe presionin me largime nga puna sepse ju e dini që ne jemi shumë sepse socialistët e vërtet janë me Koçon janë me idetë e tij, janë me dashurinë e tij për partinë, janë me përkushtimin e pashtershëm të tij për t’i bërë gjërat mirë për një të ardhme të vlefshme për të gjithë ne.

Të gjithë ata që sot nuk erdhën humbën shumë dhe ajo çka humbën në masë të madhe është dinjiteti i tyre pasi u bënë palë me ata që nuk e duan PS-në por e shfrytëzojnë në masë për të mbushur xhepat e tyre. U bëtë pjesë e një loje farsë që po ju serviret po s’ka problem me kohën do ta kuptoni. Koçua është si Lum te dashur miq vetëm me një ndryshim nuk buron ujë por buron njerëz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb