Presidenti amerikan Donald Trump i bëri një mikpritje të ngrohtë kancelares gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme, pasi e akuzoi atë se kishte “shkatërruar Gjermaninë” dhe kishte lënë një numër të pafundëm refugjatësh nga Siria të futeshin në vend.

Bisedimet filluan me një pritje të ngrohtë por gjithçka u ngri kur Trump dhe Merkel nuk binin dakord në asgjë që diskutonin publikisht.

Trump e theu akullin i pari në konferencën për shtyp me një shuplakë nda Merkel për politikat e saj me refugjatët, duke thënë se “emigrimi është privilegj dhe jo e drejtë,” dhe se prioriteti i tij ishte të mbante vendin të sigurtë.

Ndërsa Merkel iu kundërpërgjigj duke i thënë se “më në fund erdhi rasti të flisnin përballë për njëri-tjetrin dhe jo duke folur në distancë për njëri-tjetrin”, duke pasur parasysh sulmet që Trump shpesh ka bërë ndaj Merkel në deklaratat e tij.

Trump nuk harroi të hedhë kunja edhe ndaj Obamës, duke i thënë Merkel, se “e vetmja gjë që kemi të përbashkët me zonjën Merkel, është se të dy jemi përgjuar nga administrata e mëparshme”. Megjithatë Merkel nuk reagoi, duke qëndruar stoike në podium pasi deklarata shokuese e Trump iu përkthye.

Presidenti amerikan më parë kishte Merkelin se “kishte shkatërruar Gjermaninë duke lënë refugjatët sirianë të futen në vend”, por kur të dy u ulën në tavolinën e diskutimeve, Trump tha se “është një nder i madh të takoj zonjën Merkel”.

Pas takimit prej më shumë se dy-orësh të dy liderëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Me kancelaren folëm për shumë gjëra. Si Gjermania ashtu dhe SHBA po punojnë për programe të ndryshme pune që rrisin punësimin në vend”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb