TIRANE– Tritan Shehu ka folur pas përfundimit të takimit mes shefes për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini me përfaqësuesit e opozitës pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave.

Tritan Shehu ka thënë se për opozitën është e rëndësishme integrimi i vendit dhe deklaratat e Ramës se opozita është përpjekura të pengojë hapjen e negociatave i konsideroi si të pavërteta. Ai tha se opozita do bëjë gjithçka për të bindur skeptikët.

“Rama tha se opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat, por kjo nuk është e vërtetë. PD ka lindur si një parti pro BE dhe pro NATO. Për ne ka vetëm një plan dhe ai është plani ‘A’ i cili është integrimi i vendit. Shpresojmë që KE të vendosë pozitivisht në qershor dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të bindur skeptikët”-tha Tritan Shehu.

Në takimin me Mogherinin ishin të pranishëm Edi Paloka, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha, ndërsa mungonte kreu i PD, Lulzim Basha, me të cilin pritet që zyrtarja e lartë të Rinas, pasi kryedemokrati ndodhej në Berlin dhe pritet të mbërrijë sot.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: