Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar.

Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Arta Marku po merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb.

Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: