TIRANE- Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Elisa Spiropali kritokon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin me përfaqësues të Partisë Kristian Demokrate Holandeze CDA, madje e konsideron të turpshëm.

Në një reagim në “Facebook”, Spiropali thotë se Basha nuk i ka dalë në mbrojtje vendit të tij në lidhje me kërkesën e CDA për heqjen e vizave.

“Zoti Basha, a e ke ti një atdhe apo ke veç një karrige partie për të mbrojtur, mor burrë i dheut? Por, edhe pse një takim me zyrtarët e CDA, parti që jo vetëm kërkon rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, por njihet edhe për qëndrimin e saj jo miqësor me vendin tonë, në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga selia blu, nuk përmendet që Lulzim Basha të ketë kërkuar informacion mbi nismën e tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët, apo t’i ketë kundërshtuar ata”, shprehet deputetja e PS, Spiropali.

Ajo ka kërkuar shpjegime nga kryedemokrati për mënyrën e komunikimit me të huajt kundër vendit të tij dhe ziftin e derdhur pas disfatës së marrë në zgjedhjet parlamentare.

“Po, si ka mundësi të flitet kështu me të huajt për atdheun tënd?! Po si mund të shpifet në këtë farë feje për vendin tënd, duke ushqyer forca e individë të huaj, që i kanë emigrantët si mish për topin e politikës së tyre?! Po si është e mundur të derdhet mbi fytyrën e popullit tënd tërë ky zift pezmi për disfatën e radhës në zgjedhje?!”, shprehet Spiropali.
statusi
Në takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, në selinë blu ishte Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Alexander Arentshorst, konsulent komunikimi i CDA. Sipas socialistëve, kristiandemokratët e Holandës e kanë treguar në shumë raste që janë jomiqësorë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: