Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jetë tema diskutimi në mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç në muajin tetor në Nish të Serbisë.

Vuçiç ka theksuar se janë vetëm spekulime fjalët se në Nish të mbahet një seancë e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia dhe Shqipëria po punojnë së bashku në projekte ekonomike që do të lidhin të dy vendet dhe të dy popujt në të cilat projekte do të jenë përfituesit më të mëdhënjë do të jenë qytetarët.

“Serbia është e gatshme për bashkëpunim”, ka theksuar Vuçiç.

Gjithashtu ai ka ripërsëritur faktin se disa media kanë spekuluar në lidhje me mbajtjen e një mbledhje të përbashkët në Nish nga të dy qeveritë. “Në këtë takim nuk do të jenë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, ka thënë Vuçiç për ‘Politika’.

Ai ka shtuar gjithashtu se në këtë takim do të shkojnë biznesmen për shkak se qëllimi i këtij takimi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që të ketë sa më shumë kompani shqiptare që bëjnë tregti me ato të Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb