TIRANE– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se takimi i Kretës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përbën një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

PDIU i bën thirrje ministrit të Jashtëm të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi, veçanërisht vendosjen e roadmapit për zgjidhjen e çështjeve më pak të trajtuara deri më sot si çështja çame dhe ligji i luftës.

“I kujtojmë Bushati rezolutën për çështjen çame të Kuvendit të Shqipërisë, të miratuar në vitin 2004, si një dokument detyrues për politikën e jashtme. Me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të bëhet asnjë koncendion, sepse dinjteti dhe reciprociteti janë detyrim për politikën tonë të jashtme.
Bushati ka detyrimin moral, politik dhe kombëtar të jetë ministri që çështjen çame ta kanalizojë në rrugën e zgjidhjes për t’u kthyer nga Kreta si Ditmiri i politikës sonë të jashtme dhe jo si Dhimitri i axhendës së ministrit Kotzias”- thuhet në njoftimin e PDIU.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: