TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur takimin e presidentit amerikan Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor. Meta tha se Trump tregoi lidership, vendosmëri dhe mençuri, ndërsa shqitparët janë krenarë për partneritetin që kanë me SHBA.

“Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në Botë. Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh”- thuhet në deklaratën e presidentit të Republikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: