Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte, pas situatës së tensionuar të krijuar një ditë më parë në Mitrovicë.

Takimi kishte për qëllim kordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriç.

Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb