Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut. Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, duke nisur nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës.

“Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,”, tha Zeybecku. Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë. Nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb