Një ‘taksi fluturuese’ ka dalë për të herë për tu testuar në lumin Seine në Paris. Pas pak minutash që qëndron në ujë, taksia rrit shpejtësinë dhe ngrihet në ajër duke reduktuar zhurmën dhe duke ruajtur baterinë.

Demonstrimi u bë para një konference me drejtuesit e teknologjisë. Pronari i jahtit francez, që është dhe bashkëthemelues kërkon të sjellë një shërbim të shpejtë taksie.

Është projektuar që thirrja të bëhet me anë të një aplikacioni në celular. Sipas mediave të huaja, bashkështhemeluesi, identeti i të cilit nuk dihet thotë se mund të revolucionojë udhëtimin në rrugët ujore të qyteteve të mëdha.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: