GREQI- Dy taksistë shqiptarë janë zënë në Greqi, duke degjeneruar në kacafytje dhe sharje të rënda. Me sa duket ‘buka e gojës’ i ka humbur durimin dhe qetësinë dy emigrantëve shqiptarë.

Ata janë konfliktuar për klientët dhe puna ka shkuar aq keq saqë kanë nisur të fyejnë me fjalë të ndyra, raporton JOA. Shkelma e grushta, deri sa njëri prej tyre e shtrin përtokë taksistin tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Selanikut, ku shqiptarët rrinë dhe mbajnë radhën për të siguruar pasagjerët. Siç duket, dy kolegët e kanë pasur të pamundur të gjejnë konsensus, ndërsa rreth tyre janë mbledhur shumë kuriozë por nuk ka pasur ndërhyrje të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: