TIRANE – Taksisti Uljan Kolgjegja u shndërrua në një personazh, pas humbjes që pësuan demokratët në zgjedhjet e kaluara, pasi zgjodhi të përjetësonte në trupin e tij, portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Fotografia e Kolgjegjës me portretin e Berishës në kraharor u përhap në rrjetet sociale, dhe i riu u përball me vlerësime dhe kritika të shumta, të cilat duket se kanë ndikuar, duke e bindur atë për ta korrigjuar tatuazhin.
Taksisti Kolgjegja i është nënshtruar disa seancave të tjera, për ta korrigjuar tatuazhin me portretin e Berishës, duke e shndërruar atë në një dragua.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: