TIRANË- Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akset rrugore të vendit, apo kryejnë shkelje të tjera, nuk duhet të habiten nëse në adresën e banesës së tyre iu vjen gjoba nga policia rrugore. Policia e qarkullimit rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetarët, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë kapur nga radarët.

Në një intervistë për TVSH, Skënder Ismaili, shefi i Sigurisë Rrugore thotë se kjo është bërë e mundur falë katër radarëve të mbërritur së fundmi që e fiksojnë automatikisht mjetin që ka kryer shkeljen.

“Ai detyrimisht edhe pse nuk ndalohet nga një punonjës policie, do t’i vijë masa administrative në adresën të cilën ka lënë. Sa do tak undërashtojë, orën, vendin shpejtësinë e lejuar, të tejkaluar, koordinatat ku ka ndodhur ngjarja, rrugën kur ka ndodhur ngjarja, nuk ka asnjë lloj manipulimi nga punonjësi i policisë”,- tha Isamili.

Skënder Ismaili, tregon ndër të tjera edhe akset për të cilat qytetarët duhet të kenë kujdes, për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin. Ai thotë se më problematike janë akset që të çojnë në plazhet e vendit.

Policia rrugore analizon se aksidentet në kohët e fundit më së shumti vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara. Ismaili thotë se nisur nga ky fakt policia ka rritur kontrollet për të penalizuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këtë shkelje.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: