Stefan De Vrij, mbrojtësi i Lazio-s, është ëndrra e Interit për merkaton dimërore e cila me raportimet e fundit thuajse nuk ka asnjë gjasë të ndodhë.

“Gazzetta Dello Sport” raporton se mes Lazio-s së Igli Tares dhe mbrojtësit holandez është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur kontratën.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon më 30 qershor dhe për të pasur shërbimet e tij ishte interesuar skuadra e Interit, por edhe Barcelona.
Stefan-de-Vrij-651902
“Nuk kemi afate, por e sigurtë është që nuk shitet në janar. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë”, ka deklaruar Igli Tare për Gazzetta-n.

(e.k/BalkanWeb)