NGA:ZONJA VJOLLCA

Përbërësit

1 kokërr qepë
400 gr patate
200 gr speca të kuq
350 gr kunguj
200 gr patëllxhanë
3 domate
Kripë, piper i zi
3 kokrra vezë
100 gr miell
4 lgj djath parmixhano
250 gr mocarela
3 lgj vaj ulliri
Pergatitja
Vendosim një tigan me vaj ku hedhim qepën dhe e kaurdisim atë për 4 minuta sa të zbutet pak. Shtojmë specat, i kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë kungujt, patëllxhanin dhe domatet. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet në zjarr për 5 minuta.
Ndërkohë rrahim vezët me miellin, nëse dëshirojmë mund të shtojmë dhe dy lugë krem kosi, kripë dhe piper. E trazojmë këtë masë dhe më pas e përziejmë me perimet pasi ti kemi larguar nga zjarri dhe të jenë ftohur pak. Në fund shtojme djathin parmixhano dhe e vendosim masën e përgatitur në një tavë rrumbullake duke e mbuluar sipër me feta djathi mocarela. E vendosim tartën me perime në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb