Nga: ZONJA VJOLLCA
Brumi:
250 gr miell
125 gr gjalpë i ftohtë
1 vezë, 2 lgj ujë, kripë

Mbushja:
500 gr kungull i njomë
500 gr kërpudha
2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj për skuqje
Kripë, rigon, arrë moskat
Piper i bardhë, piper i kuq
4 thelpinj hudhër
200 ml pana
4 kokrra vezë
2 lgj djath parmixhano

Vendosim miellin në tavolinën e punës, shtojmë në të gjalpin në kubikë, e përziejmë duke e thërrmuar me duar derisa kubikët të jenë përzier me miellin dhe të na formohet një masë mielli e thërrmuar. Shtojmë më pas vezën dhe dy lugë ujë në mënyrë që mielli të lidhet në një masë të vetme. E mbështjellim në celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë. Ndërkohë lajmë kungujt, presim ekstremet e tij dhe më pas e presim në feta të holla. Kërpudhat pasi i fshijmë me një pecetë letre i qërojmë dhe i presim në feta të holla. Shkrijmë gjalpin në një tigan dhe kaurdisim kungujt dhe kërpudhat për 4-5 minuta. I rregullojmë më pas me kripë, piper të bardhë, piper të kuq dhe pak rigon. Në një tas vendosim vezët, i rrahim ato duke shtuar më pas kremin e panës, hudhrat e shtypura, pak kripe, piper dhe arrë moskat. Hapim brumin me rolon dhe e vendosim në një tavë me diametër 26 cm duke ngritur anët e brumit në lartësinë 3 cm.
Shpërndajmë perimet e kaurdisura në të gjithë sipërfaqen e brumit dhe më pas i mbulojmë me kremin e përgatitur. E spërkasim në fund me pak djath parmixhano dhe e vendosim tartën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: