Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apelon biznesin të nis dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017.

Për të shmangur çdo problem që mund të vijë nga mbingarkesa e sistemit gjatë ditëve të fundjavës (31 mars – 1 prill), Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton biznesin të kryejë deklarimin dhe dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017, brenda datës 30 mars 2018, ditë e premte kalendarike, shkruan ata.

Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb