TIRANE- Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë shprehur paqartësi lidhur me vlerësimin alternativ që duhet të kryejnë në rast se verifikohet se subjektet tregtare nuk lëshojnë kupon tatimor. Udhëzimi teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lëshuar për drejtoritë rajonale sqaron procedurën që duhet të ndiqet për vlerësimin alternativ të detyrimeve tatimore.

Sipas ligjit të procedurës tatimore: “Tatimpaguesi, person juridik ose tregtar, i cili detyrohet të përdore pajisjen fiskale ose sistemet e monitorimit te qarkullimit, në përputhjeme përcaktimet e këtij ligji, dënohet në rast se, nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve për: konstatimin (verifikimin) e kryer, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjete mijë) lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative, të parashikuara në nenet 71 dhe 72 të këtij]

Vlerësimi tatimor i bërë bazuar në parashikimet konkrete të nenit 122, pika lib, i), te ligjit nr. 9920, date 19.05.2008, “Per procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, është pjesë e penalitetit të parashikuar nga ligj i për sanksionimin e kundravajtjes administrative tatimore.

Krahas respektimit të parashikimeve konkrete të neneve 71 dhe 72, të ligjit të sipërcituar, vlerësimi alternativ që Drejtoria Rajonale Tatimore kryen në këto raste, duhet të jetë:

– sa më objektiv;

– në proporcion me shkeljen e konsumuar;

– në proporcion me aktivitetin tregtar të tatimpaguesit;

– të ndikojë në ndërgjegjësimin e tatimpaguesit që të mos konsumojë në vijim kundravajtje administrative të të njëjtës natyre.

Neni 72, i ligjit nr. 9920/2008, i ndryshuar, parashikon shprehimisht se, mënyrat alternative të vlerësimit janë të pakufizuara, por duhet te jenë të bazuara në të dhënat e parashikuara shprehimisht në ligj.

Administrata tatimore ka të drejte të përdore mënyra alternative vlerësimi të detyrimit tatimor të tatimpaguesit dhe të nxjerrë një vlerësim, në rastet kur: … e) tatimpaguesi nuk përdor rregullisht pajisjen fiskale.

Në zbatim të këtij percaktimi ligjor, ne Udhëzimin nr.24 datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën ë Shqipërisë”, i ndryshuar, ne pikën 71.1 të tij përcaktohet se: “Kur gjatë një kontrolli tatimor të kryer nga drejtoria rajonale e tatimeve, konstatohet se personi i tatueshëm, nuk ka përdorur rregullisht pajisjet fiskale, administrata tatimore mund të rivlerësojë të gjithëvolumin e shitjeve me pakicë të personit të tatueshëm të cilat, duhet të ishin evidentuar më lëshimine kuponëve tatimore me pajisje fiskale.

Vlerësimi tatimor behet duke përdorur metodat alternative të përcaktuara në pikën “e”, të nenit 71 te ligjit, bëhet gjithmonë në kuadrin e një kontrolli tatimor ne vend tek personi i tatueshëm. Në asnjë rast, ky vlerësim nuk mund të behët direkt nga zyra “.

Kuptimi praktik i këtij teksti, është që konstatimi i shkeljes gjithmonë behët në kuadrin e një verifikimi në vendin e ushtrimit të veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit dhe asnjëherë nga zyra.

Ndërsa rivlerësimi tatimor, për një periudhë tremujore, i të gjithë volumit të shitjeve me pakicë, i bazuar në aplikimin e metodave alternative, behët gjithmonë nga zyra.

Në lidhje më këtë procedure, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sqaron dhe kërkon nga strukturat që do të kryejnë verifikimet në terren, që në çdo rast konstatimi të shkeljes lidhur me lëshimin e kuponit tatimor:

Te mbajnë në vend aktin e konstatimit në bazë të të cilit është konstatuar fakti i moslëshimit të kuponit (kuponave) tatimore nga tatimpaguesi.

Të përpilojnë procesverbalin për vendosjen e penalitetit të parashikuar në ligjin e procedurave për këtë qëllim.

Konstatimi, përpilimi i aktit lidhur më të, si dhe procesverbali në bazë të cilit vendoset penaliteti ndaj tatimpaguesit, mbahen në zbatim të procedurave të kryerjes së një kontrolli në vend, gjithmonë në ambientet e ushtrimit të veprimtarisë nga tatimpaguesi, pra asnjëherë nga zyra.

Hedhja në sistemin C@TS e penalitetit së bashku me dokumentacionin përkatës (aktverifikim dhe procesverbal) behët nga vetë inspektoret që kanë konstatuar shkeljen.

Procesverbali i vendosjes se penalitetit për moslëshim të kuponit tatimor, sipas nenit 122, pika 1, germa b, paragrafi “i” i ligjit te procedurave tatimore, dërgohet tek struktura e kontrollit tatimor nga zyra, e cila nga ana e saj kryen vlerësim tatimor për tre muajt e f undit, duke përdorur metodat alternative, mbështetur në nenet 71 dhe 72 te ligjit procedurial.

Bazuar ne nenin 72, te ligjit të procedurave tatimore, të dhënat ku bazohet gjykimi i administratës tatimore, janë:
të dhëna direkte nga deklaratat tatimore të tatimpaguesit, të cilat lidhen me deklarimin e shitjeve të kryera prej tij;
të dhëna direkte, dokumentacione e informacione të marra nga palët e treta, ne mungesë të deklaratave dorëzuar prej tij.

Konkretisht, hapat që ndiqen janë si vijon:
Inspektori i kontrollit nga zyra, përzgjedh periudhat tatimore, konkretisht tre periudhat tatimore rresht, pararendëse të muajit në të cilin është konstatuar shkelja e moslëshimit të kuponit tatimor.
Për cdo njërin nga muajt e përzgjedhur, nxirret shuma e shitjeve me pakicë. Inspektori i kontrollit nga zyra paraprakisht, pajiset me një user dhe passëord për programin e pajisjeve fiskale, “NEXUS” dhe në vijim cakton periudhën (muajin) e përzgjedhur, korresponduese me numrin e pajisjes fiskale.

Vlerësimi i shitjeve me pakicë për çdonjërin nga te tre muajt bëhet sipas gjykimit më të mirë të inspektorëve të kontrollit nga zyra, bazuar në vendndodhjen e biznesit, në klientelën e tij, në madhësinë e hapësirës së biznesit, në qarkullimin e bizneseve të ngjashme pranë tij, në qarkullimin e realizuar nga biznesi gjatë muajve të kaluar, etj.

Për çdonjërin nga muajt e përzgjedhur, totali i qarkullimit nga shitjet me pakicë, dotë jete në rritje në krahasim me qarkullimin e deklaruar nga tatimpaguesi në periudha të mëparshme.

Të dhënat e rivlerësuara në këtë mënyrë, për çdo njërin nga muajt e përzgjedhur, hidhen në sistemin elektronik nëpërmjet korrigjimit të deklaratave përkatëse mujore të TVSH-së dhe mbi ketë bazë sistemi do të gjenerojë detyrimin e ri tatimor dhe njoftimin përkatës të vlerësimit.

Drejtoria e Rajonale e Tatimeve, i dërgon njoftimin e vlerësimit te ri, tatimpaguesit.
Për vlerësimet tatimore si më sipër, referuar pikës 7, të nenit 68, te ligjit nr. 9920, date 19.05.2008, “Për procedurat tatimore” i ndryshuar, barra e provës, që shuma e këtij vlerësimi është e pasaktë, bie mbi tatimpaguesin./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: