Ditët e fundit Carlo Tavecchio, ish-president i federatës italiane të futbollit, ka qenë nën trysninë e tifozëve dhe kritikëve për shkak të dështimit të ‘axurrëve’ për t’u kualifikuar në Botëror, trysni e cila bëri që të jepte dorëheqjen. Mirëpo për 74-vjeçarin nuk ka qetësi edhe pas këtij vendimi.

Tavecchio është akuzuar nga një grua, punonjëse e ekzekutivit sportiv në federatë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe se e ka vënë në trysni sa herë që me ish-presidentin nevojitej të diskutohej për çështje pune.

Gruaja tha se në një rast, pasi hyri në zyrën e Tavecchio për të diskutuar për punën, ish-presidenti tentoi t’a prekte, raportojnë mediat italiane. Pas kundërshtimit që gruaja kishte bërë, gjithmonë sipas saj, Tavecchio kishte mbyllur perdet që të mos shihej nga jshtë.

Për më tepër gruaja deklaron se ky nuk është një episod i izoluar pasi rastet sipas saj janë të përsëritura.

Për këtë ka edhe një denoncim në Prokurorinë e Republikës së Romës. “Unë gjithashtu pësova dhunë morale dhe psikologjike”, tha gruaja, duke pretenduar se ajo ka regjistrime audio dhe video, që “kryqëzojnë” ish presidentin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb