Natë magjike për Taylor Swift, që në iHeartRadio Music Awards, ka marrë titullin si artistja më e mirë dhe kënga më e mirë.

Ajo ka kënduar në duet me mbretëreshën e pop -it Madonna, duke ngritur në këmbë të gjithë publikun e pranishëm.

Me një kitarë në krahë Swift ka shoqëruar Madonën, duke dhuruar një interpretim të shkëlqyer.

Këngëtarja ka triumfuar në kategorinë artistja më e mirë dhe kënga më e mirë me ‘Shake it Off’ dhe në skenë ka falenderuar publikun: ‘Më shumë se gjithçka në botë, shpresoj që fansat që më ndjekin të kuptojnë sa i adhuroj’, ka thënë ajo.

Justin Timberlake ka marrë çmimin Inovator Awards, ndërsa Sam Smith është shpallur artisti i vitit.

Cmimi për bashkëpunimin më të mirë ka shkuar për trion Jessie J, Ariana Grande dhe Nicki Minaj per këngën “Bang Bang”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb