Taylor Swift është femra më hot në botë. Mbretëresha e re e pop-it është kurorëzuar e para nga revista Maxim, që ka renditur 100 yjet më me influencë të 2015.

’Është një kompliment i pabesueshëm, një çmim shumë i veçantë në vitin tim më të mirë’ ka komentuar këngëtarja, që pas suksesit të madh të albumit ‘1989’ pret të nisë turin e saj të gjatë koncertor nëpër botë.

Asnjëherë vulgare ose shumë e zhveshur, e vendosur dhe shumë ambicioze, pavarësisht se është vetëm 25 vjec, Swift ka besim në vetvete dhe me fotot e realizuara për Maxim, tregon që për të pasur joshje nuk nevojitet të zhvishesh domosdoshmërisht.

Popstari ka kryesuar listën e 100 personazheve më të njohur në botë dhe revista e njohur i ka dedikuar coverin e saj dhe një intervistë të gjatë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb