SHBA  -” Mirëserdhët në dasmën tuaj…Taylor Swift po ju pret”. Ka qenë kjo fjalia hyrëse me të cilën këngëtarja ka surprizuar çiftin Edward dhe Megan McNoble në ceremoninë e tyre me një shishe shampanjë të markës “Dom Perignon”.

Thashethemet thonë se ju keni zgjedhur këngën time në ceremoninë e dasmë tuaj fakt ky që më bën të lumtur. Urime! Ja ku jam në ditën më të lumtur të jetës suaj, me dashuri Taylor”, ka shkruar Taylor Swift në një pusullë në dhuratën e çiftit. E ku ka më bukur sesa një yll si Taylor Swift ta zbukurojë dasmën me prezencën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: