Dështimet e Partizanit në merkato vitet e fundit kanë qenë të shumta. Lojtarë të afruar me bujë nga trajnerët, apo menaxherë të ndryshëm në fund nuk kanë bindur në fushën e lojës ose kanë vuajtur nga dëmtimet e gjata, çka ka bërë që të largohen nga klubi i kuq, herë me marrëveshje dhe herë duke marrë një pjesë të kontratës për të cilën kishin firmosur.

Në listën e mëposhtme, kampion mund të konsiderohet pa dyshim Dalibor Volash, sulmuesi slloven që u bë pjesë e të kuqve sezonin e shkuar në merkaton e verës dhe qëndroi për vetëm 35 ditë. Por, kaq mjaftuan që futbollisti, i cili dukej qartë që ishte jashtë forme, të kërkonte plot 24 mijë euro për të prishur kontratën me kryeqytetasit.
partizani4
Ndërsa lojtarët e tjerë kanë pranuar marrëveshje duke përfituar edhe shuma më të vogla nga klubi i kuq, për t’u larguar me marrëveshje dhe pa iu futur rrugës gjyqësore.

Burimi: http://www.panorama.com.al/te-afruar-me-buje-dhe-te-larguar-me-xhepin-plot-ja-deshtimet-e-partizanit-ne-merkato/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb