Taksa e ndikimit në in frastrukturë, që është 1-3% e vlerës së projektit, do të administrohet nga pushteti vendor dhe një pjesë e konsiderueshme e kësaj takse do të shkojë për strehimin social. Kjo është një nga pikat për të cilat është rënë dakord në diskutimet në lidhje me projektligjin e ri për strehimin. Ndërkohë janë një sërë risish që vijnë në projektligjin e strehimit social, për të cilin kanë vijuar konsultimet me grupet e interesit. Ministrja Eglantina Gjermeni në fjalën e saj bëri një prezantim të risive që sjell ky projektligj.

Përfaqësuesi i PNUDit, Brian Williams u shpreh se “çështja e strehimit kërkon një koordinim më të mirë me njësitë vendore, pasi janë ato që çojnë para shumicën e çështjeve që lidhen me strehimin. Gjithsesi sfidë mbetet gjetja e burimeve dhe shfrytëzimi i tyre sa më efikas”.

“Ligji u ngarkon bashkive detyrimin dhe autoritetin që të parashikojnë fonde për strehimin. Pra, ligji për reformën territoriale dhe drafti për strehimin, i fuqizon ato, që të jenë më fleksibël dhe të sigurojnë, që qytetarët të kenë më shumë akses në shërbime. Ka edhe një pikëpyetje për burimet. Kjo lidhet me nevojën për fonde në nivel vendor dhe është një çështje që shkon përtej strehimit social, pasi nën reformën territoriale është e rëndësishme që të gjenden mënyra që bashkitë të kenë burimet e nevojshme për të përçuar gjithë shërbimet që ju janë deleguar si përgjegjësi. Sigurisht që bashkitë duhet të shohin burimet sipas nevojave dhe të bëjnë më të mirën për të siguruar që të ketë barazi dhe askush nuk është duke u diskriminuar”, – deklaroi përfaqësuesi i PNUD-it, Brian Williams. Drejtoresha për Politikat e Strehimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, Aida Seseri në fjalën e saj dha detaje mbi mënyrën se si do të krijohet fondi i banesave sociale, ku mes të tjerave është propozuar një taksë e re e ndërtimit në infrastrukturë për kompanitë e ndërtimit si dhe futja në portofol e banesave që sekuestrohen nën aktivitetet e paligjshme
(ed.me/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: