Sapo je ndarë nga i dashuri dhe nuk gjen asnjë motiv të zgjohesh në mëngjes? Je e mërzitur dhe çdo gjë të duket e pakuptimtë? Një kompani amerikanë ka zgjedhur si të të kthejë humorin, duke ofruar të marrësh me qira një super mashkull. “ManServant” pra mashkulli me qira është kaq afër perfeksionit sa do ta harroni që keni patur një të dashur. Disavantazhi është se shërbimi ofrohet në New York dhe San Francesko, pra vajza që jetoni në Shqipëri mos ëndërroni më gjatë.

Në 2014 një start up e quajtur “Man Servants” u lançua në ShBA me premtimin se do t’i jepte grave dhe vajzave atë që dëshirojnë: një mashkull që plotëson dëshirat e tyre. Drejtoresha ekzekutive e “ManServants” Josephine Wai Lin është shprehur për Business Insider se biznesin në fjalë e nisi si një shaka, por që shumë shpejt u bë realitet dhe shumë i kërkuar nga klientela femërore. Çfarë ofron “Man Servants”? Ofron meshkuj të trajnuar për t’iu bërë të ndiheni si mbretëresha.

Kujdes këta meshkuj nuk janë zhigolo, madje në politikat e kompanisë nuk lejohet seksi me ta. “ManServants” nuk janë thjesht meshkuj bukuroshë, ata janë të talentuar, dhe multidimensional. Ai shërben vetëm për të të argëtuar thotë Lin. Kompania ka rekrutuar një numër të vogël meshkujsh pasi kërkohet kualitet. Lin shprehet se është mision i vështirë të gjendet një mashkull sharmant, emocionalisht inteligjent, simpatik, xhentellmen dhe i ndjeshëm në të njëjtën kohë.

Mos e ngatërroni ky nuk është një shërbim eskorte. Femrat që duan të marrin këtë shërbim mund të listojnë kërkesa të veçanta për tipin e mashkullit që kërkojnë. Këta djem duhet të dinë të rregullojnë flokët, të përgatisin kokteile, të të bëjnë set fotografik për rrjetet sociale, të gatuajnë, apo ti bien kitarës. Lin thotë për ‘Business Insider’ se ka marrë kritika për shërbimin që ofron kompania e saj. Kritika me e shpeshtë nga njerëzit nuk vjen nga femrat por nga meshkujt të cilët mendojnë se kjo është një mënyrë që gjinia e kundërt të dominojë apo të bëjë “bosen”. Por Lin argumenton se biznesi i saj është një set-up feminist pasi krijon një eksperiencë unike e krijuar për të përmbushur nevojat e grave dhe vajzave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb