Java e fundit e marsit sjell me vete edhe ndryshimin e orës, ose spostimin me një orë përpara të akrepave të saj.

Në natën mes të shtunës 25 mars dhe të dielës 26, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Dita do të zgjatët më shumë, do të kursejmë energji elektrike, por do të flemë një orë më pak dhe do të ndjehemi pak më të lodhur, të paktën në javën e parë.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: