Lucas Ario premton që merkaton e ardhshme të kapë shifra monstruoze nëse vazhdon me të tilla paraqitje si kjo e sotmja në “Bundesligë”. Futbollisti i Bayern Leverkusen që u ble për 19 mln euro nga skuadra e River Plate në Argjentinë ka shpërthyer sot në sfidën kundër Hamburg duke ia bërë ‘jetën e vështirë” Mavrajt me shokë.

Në takimin e fundit që mbyll javën e 6-të të kampionatit gjerman, Bayern Leverkusen fitoi me rezultatin 3-0 dhe Alario i cili vetëm të enjten mori lejen nga FIFA që të aktivizohej në “Bundesligë”, kontribuoi me 1 gol dhe një asisit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të nga Volland ndërsa vetëm pas 3 minutash Alario do të debutonte me gol në takimin e parë në kampionatin gjerman. Talenti argjentinas përgjatë gjithë ndeshjes nuk reshti së çorientuari kundërshtarët duke treguar një klas të lartë, ndërsa pak para fundit të ndeshjes dhuroi edhe asisit për Volland që stampoi shifrat në 3-0.

Një fitore me shumë vlerë për Bayern Leverkusen që del nga vendet e fundit në renditje por duke zhytyr në krizë Hamurgun që regjistron humbjen e katërt radhazi.

(e.k/BalkanWeb)