Situata e Mesut Ozil te Gjermania është më e vështira që futbollisti mund të ketë hasur në karrierën e tij. Përveç lojës së dobët turko-gjermani po kritikohet se tepërmi edhe për foton me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pak para se të niste Botërori.

Gjithsesi në këtë lumë akuzash dhe kritikash fantazizti ka harruar për pak kohë Kombëtaren për t’i dedikuar një status shokut të tij te Arsenal, Jack Wilshire, i cili do largohet nga londinezët pas 17 vitesh si pjesë e tyre.

Në “twitter” Mesut shkruan: “Një topçi i vërtetë po largohet nga Arsenal. Paç fat në aventurën tënde të re vëllai im.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb