GREQI – Ndërkohë që e gjithë bota pret të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo relaksohet me pushime.

Madje deri më tani nuk dihej as ku kishte përfunduar pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori “Rusi 2018”, por mediat italiane kanë zbuluar vendndodhjen e tij. Futbollisti portugezi ndodhet me pushime në Greqi së bashku me familjen e tij, ku dhe është fotografuar duke u puthur me Georginen.
Untitled-2
Duket se Ronaldo ka dashur ta mbajë të fshehtë vendndodhjen e tij dhe se të vetmit që komunikojnë me të janë familjarët dhe menaxheri i tij Mendez, që po kryen procedurat e transferimit të tij nga Real Madrid te Juventusi.
NINTCHDBPICT000338051485
Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe pritet të mbyllen këtë javë, por CR7 nuk po shqetësohet aspak dhe është duke shijuar disa ditë relaksi me familjen e tij. Gjithsesi, në rast se marrëveshja arrihet, Ronaldo do të mbërrijë urgjentisht në Torino për të hedhur firmën në kontratë dhe për të kryer vizitat mjekësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: