El Chapo? Mos e quani model negativ! Këmisha e tij i ka sjellë fat fabrikës së prodhimit Barabas që nuk ka parë kurrë më parë një moment të tillë.

A do të jetë vallë i lumtur bosi i narko-trafikut që është bërë pa dijeni shkak për këtë sukses të Barabas me këmishat e tij?

Ndodh edhe kjo në vijimësinë e pabesueshme të ngjarjeve të paligjshme që çuan në arrestimin e një prej njerëzve më të kërkuar në botë, Joaquin El Chapo Guzman.

Pas shpërndarjes së imazheve kur aktori Sean Pean shfaqet duke intervistuar El Chapon dhe i shtrëngon dorën, Barabas, shtëpia prodhuese e kamishave për burra, ka parë një rritje të paparë të shitjeve, aq sa ka nxjerr jashtë funksionit faqen e ëebit për shkak të numrit të madh të kërkesave.

“Është moda e momentit-ka shpjeguar me krenari menaxherja e dyqanit Sandra Macia- telefonat nuk pushojnë së rëni. Jemi duke shitur jashtëzakonisht shumë dhe të tjera porosi janë planifikuar”.

Një efekt shqetësues që ndoshta nuk kufizohet vetëm me look-un dhe që ka si pikënisje e ekzibicionizmin e mbretit të narko-trafikut.

Praktikisht në Meksikë janë të gjithë të çmendur për këmishët egocentrike të El Chapos dhe admiruesit e fantazisë floreale mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara.

Marka sjell revistën e saj në internet me një foto të bukur me shtrëngim duarsh me nëntitull “Këmisha më e kërkuar”. Dhe porositë për të janë duke shpërthyer.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: