Të ideosh shtëpi banimi në një hapësirë të vogël. Është ky misioni i arkitektit James Law që, në Hong Kong ka projektuar ‘OPod Tube Housing’.

Bëhet fjalë për një apartament shumë të vogël, me kosto të ulët, i ndërtuar në brendësi të një tubi me një diametër 2.5 m. Në këtë apartament mund të jetojnë një apo dy persona.

Është i pajisur me një kuzhinë dhe banjo në një hapësirë vetëm 9 m2. Cdo pjesë është e pajisur me mobilje në brendësi të hapësirës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb