Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
16:00

Uruguaj - Rusi

RUSI 2018
16:00

Arabi Saudite - Egjipt

RUSI 2018
20:00

Spanjë - Marok

RUSI 2018
20:00

Iran - Portugali


Të luftosh në kuotë të lartë, fotot e avionëve të pilotuar gjatë Luftës së dytë Botërore

Nga P-51 Mustang tek Boeing B-29 Superfortress, duke kaluar tek Supermarine Spitfire dhe ‘gjuetarët nazistë’, janë të shumtë avionët ushtarakë të përdorur gjatë luftës së dytë botërore.

Falë një punimi të një inxhinieri të Birmingham, Paul Reynolds, fotot bardhë e zi të mjeteve janë ngjyrosur në mënyrë digjitale dhe janë shpërndarë në web.

Gjatë konfliktit, këto avionë përfaqësonin forcën e luftës. Në foto shfaqen bishti i një Boeing B-17F-5-BO të dëmtuar, pasi stabilizatori horizontal i majtë është shkatërruar plotësisht dhe avioni pothuajse është ndarë në dysh.

Gjithashtu këto foto tregojnë edhe imazhet e liderit të Skuadrës 1 të Raf James “Jaf” MacLachlan, teksa pozon në këmbë pranë avionit të tij të zi “Hawker Hurricane”, me shenjën e fitores të pikturuar në pjesën e përparme të mjetit.

Të tjera foto të mrekullueshme tregojnë një bombardues nënujor Douglas SBD, pas përplasjes me një urë të pilotazhit dhe disa nga bombat e përdorura në konflikt. Mes këtyre ‘Tall Boy’, një bombë rreth 5 ton e gjysmë që vepron në thellësi.
(da.xha/BalkanWeb)


Komente ( 1 )