Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Të lutem, hë zemër”, batutat e Ramës me gazetaren për “motrën” LSI

MARSELA RAMA

TIRANE- I madh ka qenë sot interesimi i gazetarëve për të dëgjuar fjalën e kryeministrit Edi Rama, nëse e kishte fyer apo jo ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por ai e nisi fjalën e tij me batuta për ERTV-në edhe e mbylli me gazetaren e News 24, Marsela Karapanço, e cila i vuri në pah kryeministrit një “lapsus” të vogël. Teksa i jepte një mesazh PD-së, për të zbatuar rregulloren e Kuvendit ai e quajti “motër” të përbashkët LSI-në.

“Do apo nuk do Partia Demokratike bashkë me motrën, LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava”,- tha Rama, raporton “BalkanWeb”.

Por gazetarja Marsela Karapanço i ka kujtuar se Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka firmosur largimin dhe pezullimin e tij për 10 ditë nga jeta parlamentare. E ndërsa ajo priste komentin e kryeministrit, ai u mendua pak çaste dhe nuk i kurseu batutat.

BATUTAT NË NISJE TË FJALËS
Gazetarët: Zoti Rama jeni gati?
Kryeministri: Prit të shikoj pak ERTV nëse është gati
Gazetarët: Po ka mjaftueshëm kamera këtu
Rama (qesh): Jo, por është me rëndësi

BATUTAT ME GAZETAREN
Gazetarja: Zoti Rama, ju e quajtët motër LSI-në, por Vasili ka firmosur për përjashtimin tuaj nga jeta parlamentare për 10 ditë
Rama: Të mos merremi me aspektin qesharak të punës suaj, por të merremi me aspektin qesharak të opozitës.
Gazetarja: Zoti Rama pse e quajtët motër LSI-në?
Kryeminsitri: Të lutem tani, hë motër…
Gazetarja: Unë nuk jam LSI-ja
Rama: Hë të lutem, zemër, motër

(m.a/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.