Të martën do të mblidhet në Bruksel samiti i Bashkimit Europian për Greqinë, ku kryeministri Aleksis Tsipras do të prezantojë propozimet e tij. Propozimi grek bazohet në ofertën e fundit të Juncker, ndërsa para takimit kreu i qeverisë greke ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ndërkaq, referendumi mbajtur në Greqi të dielën ka qenë temë e një tjetër bisede telefonike që kryeministri grek ka zhvilluar me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas Kremlinit zyrtar “Tsipras dhe Putin biseduan për rezultatin e referendumit, ndërsa theksohet se Presidenti rus shprehu mbështetjen për popullin grek”.

Por në deklaratën e Kremlinit nuk flitet për ndihmë financiare për Greqinë.

Lidhur me referendumin është shprehur edhe lideri i Podemos në Spanjë. Sipas Iglesias “Europianët duhet ta dëgjojnë zërin grek, pasi JO-ja greke është PO e madhe për Europën e rritjes”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb