Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit në lidhje me azil kërkuesit.

Në një status në Facebook, Vasili shkruan se shumë fëmijë shqiptarë largohen nga vendi të pashoqëruar. ”

“Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend. Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Tragjedi largimi i mijra te miturve nga Shqiperia dhe kryeministri rri e veshtron…

Mijra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion,pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia,reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: