Një debat në një studio televizive mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka degraduar në një sherr.

Deputetët i kanë tejkaluar të sharat me “libër shtëpie” dhe kanë shkuar deri në përdorimin e grushteve. Gjithçka ndodhi live.

Deputetët që u përfshinë në sherr në studion e Klan Kosova ishin Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Milaim Zeka nga Nisma për Kosovë.

E tërë situata ka degradua gjatë një debati. Fillimisht Krasniqi i ka hedhur ujë, kurse Zeka ia kthen me shishen e ujit, dhe pastaj Krasniqi ngrihet nga karrigia dhe e sulmon fizikisht, duke e grushtuar disa herë Zekën.

Pak para sherrit por edhe gjatë konfrontimit fizik ata kanë shkëmbyer këto sharje:
“Ti je përdhunues, ti nëse do vazhdo por ti je përdhunues! Ti je rrugaç, ti vazhdo por ti se di se je një përdhunues, se di çfarë hajvani je, një rrugaç , një lopë.”

“Jo ti je përdhunues, ti je manipulues, ti se di çfarë ke bërë kur Kosova është në luftë, ti ishe duke bërë biznese duke shitur…”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb