Në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, katër analistët Andi Bushati, Henri Çili, Mero Baze dhe Armand Shkullaku diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit.

Rakipi: Zoti Rama sa merr kritika ndryshon qëndrim?

Çili: Jam pak i papërshtatshëm me gazetarët e nderuar që janë të pavarur. Ky kryeministër përpiqet të adaptojë disa taktika të veta për të fituar debatin me kundërshtarët e tij mediatikë. Duke parë kryetarin e opozitës si palë, të njëjtën gjë bën edhe kryetari i opozitës. Skualifikon pozicione, premisa, ide për të fituar debatin.

Rakipi: Zoti Rama shkon në një emision tjetër dhe shan një tjetër, jo përballë…
Çili: Unë jam botues dhe nga këndvështirimi im është legjitim. Nuk është se taktikat e medias janë aq të pafajshme që ne të kërkojmë të njëjtin rol të kryeminstrit.
Rakipi: Ne kemi prova dhe i kemi filmuar që në stafin e kryeministrit dhe kryebashkiakut ka shumë persona që futin komente. Kam prova
Bushati: Ajo që më shqetëson tek Rama është se ka ndryshuar profil. Rama ndeshet me gazetarët por jo me pronarët.
Baze: Jam dakord me Bushatin. Rama bën teatër me mediat. S’kam parë asnjë gazetar të frikësuar nga Rama pas emisionit. Qeshin e thonë e pe çi bëra. Shqetësues është raporti me pronarët dhe jo gazetarët.

Ndërsa në lidhje se me çfarë do të ndodhë në vazhdim me situatë politike të vendit gazetarët u shprehën:
Bushati: Llogjika e pushtetit Rama-Ruçi sot i ngjan pushtetit Berisha-Topalli dje. Çdo ditë më tepër që ata qëndrojnë në çadër aq më shumë e kuptojnë që Shqipëria nuk është normale.
Mero Baze: Parashikoj një parlament që do riparohet shpejt, që do kthehet shepjt në gjendje normale. Nuk besoj se do ketë rrëmuja
Shkullaku: Situata është e atillë që mjafton një shkëndijë që shkaktojë tension, se ne e kemi provuar që kur dalim nuk djegim 2 makina por shkaktojmë trazira të mëdha. Se numri i atyre që duan të ikin është më i madh se i atyre që duan të rrinë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb