TRANE– Forumet rinore të partive kryesore në vend janë bërë bashkë dhe kanë protestuar përpara ambasadës franceze në Tiranë, për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në protestën para ambasadës franceze kanë marrë pjesë të rinj nga FRESSH, FRPD dhe LRI.

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua dosa ditë më parë në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, me pretendimin për krime lufte.

Një ditë më parë, Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt, duke përfshirë edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Gjatë ditë së djeshme reagoi edhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit.

Zëdhënësja theksoi se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ndër të tjera ajo shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë informacione.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: