SHBA- Gjatë një feste të rinjsh në SHBA është shtënë me armë zjarri. Si pasojë, ka pasur 3 viktima dhe një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Mukilteo, pranë Seatle.

Policia amerikane u shpreh se gjithçka ka ndodhur përgjatë festës.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se kanë dëgjuar së paku 20 të shtëna. Forcat policore kanë arrestuar autorin, ndërsa po hetohet për shkakun e ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: